Site icon Telegrafi

Mbi një miliard euro investime, por PSG nuk është as afër suksesit në Ligën e Kampionëve

(Foto: Getty Images)

Paris Saint-Germaini ka shënuar një tjetër eliminim të hershëm nga Liga e Kampionëve duke treguar se akoma u mungoj ajo që është e nevojshme për ta fituar garën më të madhe evropiane për klube.

Tjetër vit, të tjera investime të mëdha dhe një tjetër eliminim – këtë herë nga Real Madridi, kampioni në fuqi.


Transferët më të shtrenjtë të PSG-së në sezonet e fundit

2013/2014: Edinson Cavani, Marquinhos (109 milionë euro)

2014/2015: David Luiz (50 milionë euro)

2015/2016: Angel di Maria, Layvin Kurzawa (114 milionë euro)

2016/2017: Julian Draxler, Giovani Lo Celso (136 milionë euro)

2017/2018: Neymar, Kylian Mbappe (418 milionë euro)


Transferimi i Kylian Mbappe (Monaco), Dani Alves (Juventus) dhe futbollistit më të shtrenjtë në histori Neymar (Barcelona) – u besua se do të shënonte një sezon të suksesshëm dhe PSG mund t’i afrohej trofeut të madh.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për PSG
(Foto: Getty Images)

Faza grupore ishte lehtë e kalueshme dhe shumëkush e përfshiu kluibin francez ndër favoritët për ta fituar garën.

Mirëpo, pas udhëtimit në Santiago Bernabeu, ku thuhej se PSG do ta shkruante historinë, sërish u tregua se Reali është vet historia e Ligës së Kampionëve. Të mos flasim për ndeshjen e dytë, të cilën Mbretërit e fituan me shumë lehtësi në Parc de Princes.

(Foto: Getty Images)

Kaluan gjashtë vite prej se Qatar Sports Investments (QSI) e ka marrë nën menaxhim klubin francez, kanë bërë investime të mëdha, por PSG nuk është as afër që të arrijë në finale të Ligës së Kampionëve

Pronarët e klubit kanë shpenzuar mbi një miliard euro në transferime, mirëpo paratë nuk po konvertohen në sukses kur është fjala për trofeun më të madh të klubeve. /Telegrafi/

Exit mobile version