Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar njëmijë e 187 raste të reja të infektimit me COVID-19.
Në raportin ditor të ministrisë bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe janë kryer tre mijë e 22 testime, ndërsa nuk është shënuar asnjë viktimë.
Të shëruar në 24 orët e fundit janë 613, ndërsa raste aktive në nivel vendi janë gjithsej nëntë mijë e 820.
Gjatë kësaj periudhe bëhet e ditur se janë vaksinuar 185 persona.
Deri më tani, me dozën e parë janë vaksinuar 903 mijë e 842 persona, me të dytën 824 mijë e 123, me të tretën 104 mijë e 442, ndërsa me dozë të katërt një mijë e 139.
Ndryshe, autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se një ditë më parë në Kosovë janë regjistruar 582 të infektuar dhe një i vdekur. /Telegrafi/