Mbi 9 mijë turistë e kanë vizituar Maqedoninë e Veriut në muajin prill të këtij viti, ndërsa prej fillimit të vitit kanë qenë 42.586 turistë.
Të dhënat e publikuara nga Enti Shtetëror për Statistika, tregojnë se nga turistët e muajit prill, më shumë kanë qenë turq dhe serb, kurse destinacioni më i vizituar ka qenë Shkupi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Numri i përgjithshëm i turistëve vendor dhe të huaj në muajin prill ka qenë 19.064, prej të cilëve 52.3% kanë qenë vendor, ndërsa 47.7% të huaj.
Numri i akomodimeve në muajin prill ka qenë 42.117, prej të cilave 51.9% nga turistë vendor, kurse 48.1% nga turistë të huaj.
Në periudhën janar-prill 2021, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2020, numri i akomodimeve është ulur për 12.8%./Telegrafi/