Telegrafi

Mbi kryeqytetin rus kaloi një rreth i zi misterioz (Foto)

Rrethi misterioz që kaloi sipër një zone të kryeqytetit rus, i ka befasuar edhe njohësit e aktiviteteve qiellore.

Disa ekspertë kanë thënë se mbi Moskë të Rusisë kaloi një rreth i zi tymi, por të tjerë e kanë hedhur poshtë këtë pretendim, transmeton Telegrafi.

“Tymi nuk mund të qëndrojë aq gjatë në rreth, do shpërbëhej në sekondat e parë pas formimit”, ishte një prej komenteve të shumta.

Të tjerë kanë thënë se mund të jetë ndonjë UFO, apo objekt tjetër që nuk i përket planetit tonë. “Lëvizte brenda rrethit të vet, ndërsa pluskonte në një trajektore pa e ndryshuar kursin” ka thënë një dëshmitar.

Pamjet me rezolucion të dobët, që janë shpërndarë në rrjetet sociale, po komentohen në mënyra të ndryshme, pa asnjë dëshmi konkrete se çfarë mund të jetë. /Telegrafi/