Telegrafi

Mbi gjysmë milioni njerëz janë infektuar me coronavirus në të gjithë botën

Më shumë se gjysmë milioni raste të coronavirusit janë raportuar në të gjithë botën.

Sipas të dhënave të fundit në web faqen Worldometers.com, në kohën e publikimit të këtij teksti nëpër botë janë regjistruar 502,740 njerëz, shkruan Telegrafi.

Deri më tani, 22,337 njerëz kanë vdekur.

Po ashtu janë rikuperiar gjithsej 121,214 njerëz. /Telegrafi/