Maqedonia është thellësisht e ndarë në klasa në bazë të të ardhurave. Nga njëra anë ka një numër të vogël njerëzish që zotërojnë prona dhe pasuri të mëdha, dhe nga ana tjetër ka një numër të madh njerëzish që mezi kalojnë muajin. Varfëria në vend mund të zhduket vetëm përmes ndryshimeve strukturore, çrrënjosjes së korrupsionit, ekonomisë gri dhe taksave më të larta për të pasurit, thotë ish-profesori i sociologjisë, Ilija Aceski.
“Ne jemi një nga vendet ku përqindja që zotëron pjesën më të madhe të pasurisë në Maqedoni është shumë e vogël, duhet bërë diçka në periudhën e ardhshme që të zvogëlohet ai hendek për të paktën dhjetë vitet e ardhshme në mënyrë që ato para të shpenzohen për përfitimin e të varfërve. Në këtë kuptim, ekonomia gri do të reduktohet, e cila do të thoja që tani është amortizuesi më i madh i varfërisë në vend”, tha Ilija Aceski – Profesor universitar i sociologjisë
Përqindja e pabarazisë mes të varfërve dhe të pasurve rritet nga viti në vit- tregojnë të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikave. Nëse në vitin 2019 koeficienti Xhini ka qenë 30.7, në vitin 2020 ka qenë 31.4. Në vitin 2020, ndryshe nga viti i kaluar, gati gjysmë milion njerëz jetojnë nën kufirin e varfërisë. Varfëria më e thellë është në familjet me dy ose më shumë fëmijë, prindër të vetëm dhe familje me fëmijë.
Enti shtetëror i statistikave
Familjet me dy ose më shumë fëmijë- 45.6%
Prind i vetëm me fëmijë- 41.6%
Familjet me fëmijë- 27.2%
Analistët presin që pandemia e Covid 19 dhe lufta në Ukrainë të ndikojnë më tej në shkallën e varfërisë globale. /Alsat