Site icon Telegrafi

Mbi gjysma e gjermanëve jetojnë me qira

Jo më shumë se 47.5 për qind e shtetasve gjermanë jetojnë në shtëpi të cilat i zotërojnë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra e Statistikave të Gjermanisë (Destatis), shkalla e pronësisë së vendeve të banimit në vitin 2018 ka qenë 47.5 për qind dhe paraqet rënie për 0.5 për qind në krahasim me një dekadë më herët.

Edhe përkundër financimeve të lehtësuara në saje të normës së ulët të interesit, shkalla e pronësisë të banesave në vend nuk ka pësuar rritje. Rol për mosrritjen e pronësisë së shtëpive ka luajtur çmimi i lartë i banesave, që është 30 herë më shumë sesa kostoja vjetore e qirasë, oferta më e lartë sesa kërkesa si pasojë e emigrantëve, kushtet e ndryshueshme të punësimit dhe kostot e larta të kërkuara nga komisionarëve, përcjell Telegrafi.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se Gjermania si vendi me ekonominë më të madhe në Bashkimin Evropian, ka shënuar shkallën më të ulët të pronësisë së banesave në mesin e shteteve anëtare të bllokut.

Ndërsa, në mesin e vendeve të BE-së, vendi që ka shënuar shkallën më të lartë të pronësisë ka qenë Rumania, një nga vendet më të varfra të bllokut, ku 98.7 për qind e shtetasve rumunë jetojnë në shtëpi të veta. Kurse, Franca ka 64 për qind shkallën e pronësisë së shtëpive dhe Norvegjia ka 81 për qind. /Telegrafi/

Exit mobile version