Site icon Telegrafi

Mbi dy minuta me akrep në gojë

Kanchana Kaetkaew, e vetëshpallura “mbretëreshë e akrepave” në Tajlandë, ka thyer rekordin para publikut i cili ishte grumbulluar para një qendre tregtare në qytetin Pattayas. E veshur me fustan të bardhë dhe doreza, gruaja ka vendosur në gojë një akrep të madh të zi dhe e ka mbajtur aty dy minuta e tre sekonda, pas së cilave ka pështyrë.

Kanchana më pas është nisur në thyerjen e rekordit të dytë – ka hyrë në kafaz me 5.000 akrepa ku planifikon të qëndrojë 33 ditë.

Tajlandezja është rekordere aktuale botërore, pasi që në vitin 2002 “ka jetuar” me akrepa 32 ditë.

Exit mobile version