Telegrafi

Mbi Conte dhe Tuchel rëndon akuza për sjellje të pahijshme

(Foto: Twitter/Screenshot/Statman Dave)

Dy strategët e futbollit, Antonio Conte dhe Thomas Tuchel, janë akuzuar për sjellje të pahijshme pas përplasjeve të tyre të përsëritura në derbin londinez ndërmjet Chelseat dhe Tottenham Hotspur.

Incidentet ndodhën gjatë barazimit (2-2) në ndeshjen e Ligës Premier që u zhvillua të dielën mbrëma në Stamford Bridge.

Lexo po ashtu Fillimisht gjatë ndeshjes u konfrontuan, por as pas saj Tuchel dhe Conte nuk u qetësuan - gjyqtari i ndëshkoi dy strategët me kartonë të kuq

Dy trajnerët e ofenduan njëri-tjetrin ballë përballë, kur Spursat e barazuan rezultatin për herë të parë.

Lexo po ashtu Mediat në Itali nxjerrin kuptimin e fjalëve që Conte ia tha Tuchelit gjatë përplasjes tensionuese në derbi

Ata patën përplasje më fizike pas fishkëllimës së gjyqtarit kur po ia jepnin dorën njëri-tjetrit, ndërkohë që dukej sikur gjermani refuzonte t’ia lëshojë dorën italianit.

Edhe Conte edhe Tuchel u ndëshkuan me kartonë të kuq, ndërsa tashmë janë akuzuar për sjellje të pahijshme dhe kanë kohë deri të enjten të japin përgjigjet e tyre. /Telegrafi/