Telegrafi

Mbi 900 milionë pajisje Android të prekura nga Quadrooter

Të gjitha versionet e Android janë të ndjeshëm dhe mund të ndikohen nga të metat e identifikuara të sigurisë.

Hakerët potencialisht mund të infektojnë pajisjet e Android me krimba të sigurisë, të cilët pas instalimit, mund të bëjnë “përshkallëzim të privilegjeve” për të fituar qasje në pajisje, në sajë të katër dobësive të reja, të quajtura Quadrooter, të identifikuar nga hulumtuesit e sigurisë.

Rreth 900 milionë pajisje të Android besohet se janë lënë të pambrojtura nga sulmet e mundshme të Quadrooter.

Sipas firmës sigurisë Check Point, hakerët munden të shfrytëzojnë secilën nga katër dobësitë e identifikuara për të fituar privilegje në pajisje, të cilat më pas do tu japin hakerëve kontroll të plotë mbi pajisjen e prekur.

Kjo do të thotë se hakerët më pas do të kenë qasje në të gjitha të dhënat dhe pajisjen e infektuar, duke përfshirë kamerën dhe mikrofonin.

Dobësitë ndikojnë në pajisjet Android të markave të ndryshme, duke përfshirë HTC, BlackBerry, Google Nexus 5X, 6 dhe 6P, HTC One M9 dhe HTC 10, LG G4, G5 dhe V10, Moto X të Motorola, OnePlus One, 2 dhe 3, Samsung Galaxy S7 dhe S7 Edge si dhe Sony Xperia Z Ultra.