Ministrja e Shkencës dhe Arsimit Milla Carovska, sot deklaroi se në nivel shtetëror 90.2 përqind e nxënësve e ndjekin me sukses mësimin online.
Ndërsa për nxënësit tjerë, ajo tha se mësimi ndiqet nëpërmjet televizionit, por edhe me dërgimin e materialeve të shtypura tek nxënësit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Falënderojmë Radiotelevizionin kombëtar pasi mundëson 15 minuta të transmetohen në televizion. Si ministri jemi të kënaqur me modelin e mësimit që u zgjodh së bashku me Qeverinë, e ai është i kombinuar – një pjesë me prezencë fizike, një pjesë me mësim online”, tha Carovska.
Ajo shtoi se në periudhën e jashtme vijon vlerësimi i nxënësve, ndërsa nga 20 nëntori duhet të konfirmohet edhe tremujori i parë.
Carovska tha se edhe mësuesit dhe nxënësit do të kenë ndihmë për të gjitha sfidat që paraqiten./Telegrafi/