Site icon Telegrafi

Mbi 90 për qind e mjekëve të Kosovës duan të vaksinohen kundër COVID-19

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla ka thënë se në një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ai i ka konfirmuar sigurimin e 500 vaksinave për punëtorët shëndetësor të Kosovës.

Ftesës së Shqipërisë për vaksinim u janë përgjigjur mbi 90 për qind e mjekëve kosovarë.

“Javën e kaluar e kemi bërë një sondazh ku 94.3 për qind e mjekëve kanë qenë pro vaksinimit dhe kjo tregon edhe interesimin. Është shumë mirë që në këtë proces është kyçur edhe sindikata si përfaqësuesve e punëtorëve shëndetësorë në mënyrë që të ketë transparencë”, tha për RTK-në,  kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu.

Blerim Syla po qëndron në Tiranë për të monitoruar procesin e vaksinimit të mjekëve nga Kosova.

Exit mobile version