Site icon Telegrafi

Mbi 800 njerëz në Maqedoni nuk kanë dokumente identifikimi (Video)

UNHCR sot ka inicuar një tribunë së bashku me sektorin civil në Maqedoni dhe institucionet për të nisur punët që qytetarët e Maqedonisë që nuk kanë dokumente të identifikohen dhe të njejtit të jenë në proces të regjistrimit normal të qytetarëve, shkruan Telegrafi Maqedoni.

UNHCR dhe panelistët në diskutimin e sotëm për këtë problematikë kanë kërkuar që të hiqen të gjithë barrierat administrative dhe gjyqësore që këto njerëz të regjistrohen në të gjithë institucionet identifikuese të Maqedonisë.

Fushata globale për këtë problematikë #IBelong ka për qëllim që t’ju jep fund problemeve të qytetarëve në të gjithë botën në lidhje me dokumentet e munguar të shtetësisë dhe dokumenteve personale.

Kësaj fushate i është bashkangjitur edhe Maqedonia. /Telegrafi/

Exit mobile version