Site icon Telegrafi

Mbi 800 milionë njerëz në botë nuk janë në gjendje të përmbushin kërkesat bazë për ushqim

Një zyrtar i Programit Botëror të Ushqimit (WFP) tha se mbi 800 milionë njerëz në botë nuk janë në gjendje të përmbushin kërkesat bazë të tyre për ushqim.

Duke folur në prag të 16 tetorit, Ditës Botërore të Ushqimit, Herve Verhoosel, vuri në dukje gjithashtu se 60 për qind e atyre që vuajnë nga uria kronike janë në vendet e prekura nga konfliktet, përcjell Telegrafi.

Vendet që kanë vështirësi më të mëdha ushqimore përfshijnë Jemenin, Republikën Demokratike të Kongos dhe Afganistanin, Etiopinë, Sirinë, Sudanin, Sudanin e Jugut dhe Nigerinë.

Verhooosel u bëri thirrje liderëve botërorë të përpiqen për përfundimin e konflikteve dhe të tregojnë vullnet politik e të japin fonde të mjaftueshme për veprimet humanitare. /Telegrafi/

Exit mobile version