Telegrafi

Mbi 800 mijë nënshkrime për një referendum të ri në Britani

Kanë kaluar numrin 800 000 firmat pas peticionit të një grupi parlamentarësh britanikë për zhvillimin e një referendumi të ri mbi Brexit, shihet sot në faqen zyrtare petition.parliament.uk.

Ndërkohë, Change.org i ka bërë një kërkesë kryebashkiakut të Londrës, Sadiq Khan për një shkëputje të kryeqytetit britanik, ku mbështetësit e Remain ishin në maxhorancë nga pjesa tjetër e vendit.

“I kërkojmë qeverisë të aplikojë një rregull sipas të cilit nëse preferencat Remain apo Leave janë nën 60 për qind dhe pjesëmarrja nën 75 përqind, atëherë duhet të zhvillohet një referendum tjetër”, thuhet në peticionin që, nëse kalon 100 000 firmat, duhet të vlerësohet nga komisioni i ngarkuar dhe të paraqitet në parlament.

“Londra është një metropol ndërkombëtar, duam të mbetet në zemër të Evropës dhe të jetë anëtare e BE-së”, thuhet në një peticion tjetër për kryeqytetin, që ka marrë deri tani 99 800 firma. /ANSA/