Telegrafi

Mbi 80 të vrarë në Alepo

Më herët, u raportua për shpërthimin por, nuk u dha numri i viktimave. Televizioni shtetëror fajësoi kryengritësit për shpërthimin e së martës.

Universiteti i Alepos gjendet në territorin e kontrolluar nga ushtria, transmeton Rel.

Alepo është qyteti më i madh i Sirisë dhe ka qenë arenë luftimesh mes trupave qeveritare dhe kryengritësve, që nga korriku i vitit 2012. /Telegrafi/