Më shumë se 80 civilë, përfshirë fëmijët e moshës dy vjeçare, janë vrarë në sulmin e fundit në Etiopinë perëndimore, sipas komisionit kombëtar të të drejtave të njeriut.
Aaron Maasho, zëdhënës dhe këshilltar i lartë për Komisionin Etiopian të të Drejtave të Njeriut (EHRC), i tha Al Jazeera-s se masakra ndodhi të martën midis orës 5 dhe 7 të mëngjesit në rajonin e Benishangul-Gumuz, i cili kufizohet me Sudanin dhe Sudanin e Jugut.
“Ne morëm informacion se mbi 80 njerëz vdiqën moshat e të cilëve variojnë nga 2 deri në 45 vjeç”, tha ai nga kryeqyteti, Addis Ababa.
Sulmi ndodhi në një zonë të quajtur Daletti, në zonën Metekel të Benishangul-Gumuz, e cila është rrënuar nga dhuna e përsëritur në muajt e fundit që ka lënë të vdekur qindra njerëz.
Ndryshe, rreth 207 njerëz u vranë vetëm në një sulm më 23 dhjetor të vitit të kaluar. /Telegrafi/