Telegrafi

Mbi 72 për qind e pajisjeve të Apple janë në iOS 8

Para disa javësh, Apple iOS 8 kishte arritur të jetë në 68 për qind të pajisjeve, kështu që Apple ka parë një rritje prej 4 për qind në disa javët e fundit.

Megjithatë, rritja e iOS Apple 8 është ende më e ngadaltë se ajo e versionit të mëparshëm iOS 7.

Në shifrat aktuale që janë lëshuar, iOS 7 është akoma në 25 për qind të iPhone, iPad dhe iPod Touch, dhe versionet më të vjetra të sistemit operativ të Apple përbëjnë vetëm 3 për qind të pajisjeve.(Telegrafi)