Më shumë se 700 vetë janë helmuar pasi hëngrën kërpudha të egra në Iran, thanë shërbimet e emergjencës të vendit.
Të paktën nëntë vetë kanë vdekur, ndërsa dhjetëra të tjerë mbeten në gjendje kritike, njoftojnë mediat lokale.
“Statistikat më të fundit të emergjencës tregojnë se 721 persona janë helmuar nga kërpudhat helmuese, nga të cilat 190 janë hospitalizuar, 523 janë pastruar dhe nëntë kanë vdekur,” tha Mojtaba Khalidi, zëdhënës i shërbimeve emergjente për agjencinë e lajmeve ISNA të Iranit.
Të paktën 50 nga viktimat të cilat u shtruan në spital nëpër tetë provincat e Iranit janë në gjendje kritike, me disa që kërkojnë transplantime të mëlçisë për të shpëtuar jetën e tyre, thanë shërbimet emergjente.
Ministria e Shëndetësisë e vendit i atribuoi incidentin shiut pranveror nëpër rajonet malore të vendit dhe lëshoi një paralajmërim që i këshillonte njerëzit që të “shmangnin kërpudha të egra dhe të panjohura”, dhe të mos i preknin ato, sepse “toksiciteti i lëkurës është i pranishëm në disa lloje të kërpudhave”.
Autoritetet këshilluan publikun të mos blejnë kërpudha nga shitësit e rrugëve. Ata që përjetojnë dhimbje barku, vjellje ose marramendje të rëndë këshillohen të pinë shumë lëngje dhe të vizitojnë menjëherë një qendër shëndetësore.