Site icon Telegrafi

Mbi 70 për qind të biletave të shitura për “Prishtina Gastronomy Festival”, edhe shumë pak prej tyre ende në dispozicion

“Prishtina Gastronomy Festival” synon të promovojë të gjitha aspektet e kuzhinës shqiptare dhe traditat kulturore.

Çdo ditë, “Prishtina Gastronomy Festival” do të sjellë një shije unike të ushqimit nga shefat e kuzhinës vendore dhe ndërkombëtare, si dhe performanca madhështore muzikore.

Ngjarja do të ofrojë një përvojë të veçantë kulinare dhe shfaqje të shkëlqyera muzikore çdo ditë.

Festivali lindi nga nevoja për të promovuar receta dhe produkte si pjesë e ruajtjes së identitetit kombëtar, ku çdo pjatë mbante një histori. Përveç kuzhinierëve shqiptarë, do të ketë edhe një shumëllojshmëri gatimesh speciale të përgatitura nga kuzhinierë ndërkombëtarë.

Rezervoni biletat me familjen, të afërmit, kolegët apo miqtë tuaj dhe përfitoni nga ambienti i këndshëm i verës duke shijuar ushqime të shijshme dhe muzikë shqiptare.

“Prishtina Gastronomy Festival” do të mbahet nga 20 deri më 27 korrik në Prishtinë, sheshi Adem Jashari, me fillim nga ora 17:00.

LINKU I BILETAVE

Exit mobile version