Site icon Telegrafi

Mbi 70 për qind e grekëve kundër përdorimit të termit ‘Maqedonia’

Rezultatet e dy anketave të ndryshme të mendimit publik në Greqi, të publikuara në gazetat “Kathimerini” dhe “Protothema” tregojnë se 71,7 për qind dhe 74,5 për qind e grekëve nuk pajtohen me një emër ku do të përfshihej termi Maqedonia, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Instituti grek për hulumtim dhe analizë “Dianeosis”, kreu hulumtim nën titullin “Çka mendojnë grekët” gjatë periudhës nga 16 janari deri më 5 shkurt, ndërsa njëra nga temat ishte çështja e emrit.
Në anketën e publikuar nga gazeta “Kathimerini”, në pyetjen “A duhet Greqia të pranojë emër të përbërë që përmban termin ‘Maqedonia’?”, ‘jo’ kanë thënë 71,7 për qind e të anketuarve.

Në hulumtimin e kryer nga agjencia “Marc”, të publikuar në gazetën “Protothema”, në pyetjen “Qeveria duhet të pranojë përfshirjen e termit ‘Maqedonia’ në emrin e ri të Shkupit ose jo?”, përgjigje negative kanë dhënë 74,5 për qind./Telegrafi/

Exit mobile version