Telegrafi

Mbi 70 mijë punëtorëve iu rriten pagat për 10 përqind

Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë, të kryesuar nga kryeministri Hashim Thaçi.

“Ngritja është në përputhje me ngritjen e përgjithshme ekonomike në vend dhe zbatimi i saj pritet të fillojë në pagat e muajit janar”, ka deklaruar kryeministri Thaçi.

Qeveria po ashtu vendosi që të rrisë edhe pensionet, varësisht nga kategoria, dhe rritja do arrijë deri në 12 përqind. /Telegrafi/