E qeshura e një bebeje është një nga përvojat më të bukura që prindërit mund të përjetojnë.
Por e qeshura e djalit njëmbëdhjetë muajsh Levi fitoi zemrat e shumë njerëzve, jo vetëm prindërve të tij.
Një video e shpërndarë nga nëna e tij, Kirstie Ellen Hibbert, duke treguar disponimin e gëzuar u bë shpejt virale në TikTok. Në klipin e shkurtër shohim Kirstien duke i kaluar lodrat Levit, gjë që e bën atë të qeshë.
E qeshura e adhurueshme e djalit preku shumë zemra dhe videoja mblodhi 7.6 milionë shikime dhe 266.600 pëlqime.
“Buzëqeshja e një foshnje është gjëja më e bukur në botë”, “Levi është një engjëll i vogël i vërtetë” dhe “Kjo video ma ndriçoi ditën”, ishin vetëm disa nga komentet e përdoruesve entuziastë. /Telegrafi/
@krstn8r Its the belly laugh for me #baby #babyboy #babylove #babytok #babyfever #babytiktok #boymom #babiesoftiktok #babies #momtok #momsoftiktok #momlife #laugh #laughter #funny #funnyvideos #foryou #foryoupage #fy #fypシ゚viral #trending ♬ original sound – Kirstie H