Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar më shumë se 7,000 mikro biznese dhe biznese të vogla kanë aplikuar në fondin 5 milionësh të komunës.
Sipas Ahmetit, pas pastrimit të listave, përjashtimit të bizneseve që nuk janë të Prishtinës dhe atyre që nuk janë aktive, kanë kaluar mbi 4,000 biznese.
“Fondi do të ndahet në shuma të barabarta për dy nivele (grant më i vogël për mikro bizneset). Lista do të publikohet shumë shpejtë dhe do të procedohet në Thesar për ekzekutim. Numri i madh i aplikimeve tregon për ndikimin ekonomik të pandemisë. 5 milion është pak por është maksimumi i mundësive tona si komunë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook./Telegrafi/