Të paktën 6,326 njerëz kanë mbetur të vdekur nga tërmeti me magnitudë 7.8 ballësh të Rihterit që ka goditur Turqinë dhe Sirinë.
Numri i të vdekurve u rrit në 4,544 sot në Turqi, ku u prekën 10 provinca, njoftoi Agjencia Turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).
Numri i të vrarëve në Siri është më shumë se 1782, raporton bbc.
Më shumë se 970 njerëz u vranë në zonat e kontrolluara nga opozita, thanë Helmetat e Bardha Siriane, të njohura edhe si Mbrojtja Civile Siriane.
Në zonat nën kontrollin e qeverisë, numri i të vdekurve është 812, raporton agjencia shtetërore e lajmeve SANA.
Të paktën 30,474 njerëz u plagosën në të dyja vendet, sipas qeverisë turke, Helmetave të Bardha dhe mediave shtetërore siriane. /Telegrafi/