Telegrafi

Mbi 6000 bileta të shitura për filmin Frozen gjatë fundjavës në Cineplexx

Gjatë fundjavës që lamë pas, Cineplexx organizoi një event dy ditor për filmin e animuar të shumë pritur, Frozen 2.

Ky event, që për filmat e animuar njihet si Dita e Familjes, arriti të kapë shifrën e 6000 biletave të shitura në të dy kinematë. Frozen është tashmë një ndër filmat më të dashur për fëmijë, por megjithatë, këto shifra të biletave janë astronomike, dhe të tilla shifra Cineplexx nuk ka pasur për asnjë film tjetër të animuar.

Përderisa rradha e pritjes në kinemanë në Prishtinë zgjatej gjithnjë e më shumë, në kinemanë e re në Prizren, prindërit dhe fëmijët që ata i sillnin, po i shijonin për herë të parë organizimet me shumë shpërblime dhe aktivitete, që Cineplexx i ka sjellë si risi në ambientin e kinemasë.

Në këtë vazhdim të filmit Frozen, Anna, Elsa, Kristoff dhe Olaf do të shkojnë thellë në pyll për të mësuar të vërtetën e misterit të lashtë të mbretërisë së tyre. Ata do të përpiqen të mësojnë burimin e fuqive të Elsës, dhe misterin e një pylli të lashtë e të errët, në mënyrë që të shpëtojnë mbretërinë e tyre.

Filmi Frozen 2 do të vazhojë të shfaqet çdo ditë në Cineplexx, ndërsa për oraret e shfaqjeve mund të informoheni në linkun këtu.