Përmes garës së vrapimit, mbi 600 qytetarë dolën në mbështetje të personave me sindromin Down, të cilët garuan së bashku me familjet e tyre në garën “Run for Down”.
Ky ishte viti i katërt me radhë i organizimit të ktij vrapimi, ndërsa mjetet e mbledhura do të jepen për pajisjen e Qendrës ditore për personat me sindromin Down, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryetarja e klubit “Eskim”, organizatore e aktivitetit, Biljana NIkollovska-Kumanovska shprehu kënaqësinë për dajen kaq masovike të sivjetme.
Sipas asj, kjo ishte e papritur që qytetarët të dalin kaq në numër në këtë aktivitet dhe kompanitë me përgjegjësi shoqërore të ofrojnë mbështetje kaq të madhe./Telegrafi/