Më shumë se 60 persona kanë gjetur vdekjen nga i ftohti i acartë që ka përfshirë pjesën më të madhe të kontinentit europian gjatë dy javëve të fundit.
Të pastrehët, personat vulnerabel dhe të moshuarit janë mes viktimave më të shumta.
Në Poloni, 20 janë viktimat ndërkohë që kushtet e motit kanë ardhur duke u përkeqësuar.
Një pjesë e shërbimeve publike janë paralizuar në shumë vende europiane. Që nga anulimi i fluturimeve deri tek mbyllja e shkollave.
Autoritetet europiane po përballen me një situatë të vështirë në kampet e emigrantëve të cilët duket se po e jetojnë më keq se pjesa tjetër të ftohtin arktik.
Si rrjedhojë, vetëm në Greqi autoritetet kanë evakuuar nga kampi Moira në Lesbos 250 refugjatë.
Dhjetëra viktima janë shënuar në Stamboll ndërkohë autoritetet kanë marrë masa duke shtuar edhe 10 qendra të tjera strehimi
Stuhitë e dëborës kanë prekur të mërkurën edhe pjesën më të madhe të Britanisë së Madhe.
Tre persona janë gjetur të vdekur në Maqedoninë fqinje, ku temperaturat arritën në minus 20 gradë celcius.
I ftohti vdekjeprurës pritet të zgjasë deri në fundin e kësaj javë.