Telegrafi

Mbi 60 për qind e gjermanëve duan markën

Ky përfundim ka dalë nga një sondazh i shoqërisë “Tns Emnid”, publikuar sot nga tabloidi “Bild”. “Dobësimi i euros dhe kriza e muajve të fundit ka pasur një ndikim të fortë te qytetarët gjermanë”, komentoi për gazetën drejtori i “Tns Emnid”, Klaus-Peter Schoeppner.

“Për shkak të krizës financiare, më shumë se 60 për qind e popullatës dëshiron rikthimin e markës gjermane”, shtoi ai.

Njëkohësisht, një tjetër sondazh, Deutschlandtrend-i i “Infratest-Dimap”, tregon se më shumë se gjysma e gjermanëve i frikësohet rënies së nivelit të jetesës në vitet e ardhshme dhe dy të tretat druhen për kursimet e tyre. Më tej, sipas 75 për qind e të anketuarve, më e keqa nuk ka ndodhur ende.