Telegrafi

Mbi 6 milionë tablet aktiv në Android

Sipas Rubin, thuhet se mbi 6 milionë tablet sot mbështetet nga sistemi operativ i Google, Android.

Megjithatë, ky numër ende është larg atij të Apple, dhe tabletit të saj iPad, ndërsa shifrat e Android përfshijnë të gjitha versionet e Android, si Froyo, Gingerbread, dhe Honeycomb.

Mirëpo, me lansimin e versionit të ri të sistemit operativ, Android 4.0 Ice Cream Sandwich, i cili do t’i dedikohet telefonave të mençur mobil, por edhe tabletëve, do të jetë interesante të shihet se sa shumë këto shifra do të kenë ngritje.

Edhe pse sot, mbi 550 mijë pajisje Android aktivizohet në ditë, tabletët kanë një përqindje të vogël në këtë mes. / Telegrafi /