Site icon Telegrafi

Mbi 59 milionë persona të infektuar me coronavirus në botë

Në të gjithë botën, 59,080,520 raste të infeksionit janë konfirmuar që nga fillimi i pandemisë së cornavirusit corona, sipas të dhënave në faqen e internetit të Worldometers.

Gjithashtu është bërë e ditur se 1,395,340 njerëz kanë ndërruar jetë dhe 40,838,729 u shëruan.

Aktualisht 16,830,158 persona janë ende raste aktive në mbarë botën.

Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të të infektuarve – 12,589,088, të ndjekura nga India – 9,140,312, Brazili – 6,071,401, Franca – 2,140,208 dhe Rusia – 2,114,502.

Ndryshe, Kosova deri më tani ka regjistruar 34940 persona gjersa kanë vdekur 926 njerëz. /Telegrafi/

Exit mobile version