Sipas tyre, në Prishtinë dolën 56,67 për qind e qytetarëve.
Përqindja më e madhe ishte në komunat veriore të Kosovës me shumicë serbe ku shifrat tejkaluan 80 përqindëshin.
KQZ ka përpunuar 73,18% të votave në këtë komunë.
Të drejtë vote këtë vit në kryeqytet kanë pasur 185.635 persona.
Në zgjedhjet e kaluara të 2019-ës, të drejtë vote në Prishtinë kanë pasur 195,554 persona, teksa 103,691 kanë vënë votën e tyre në kutitë e votimit.
Ndërkaq, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se pjesëmarrja e qytetarëve në procesin e sotëm zgjedhor është 46,96 %, njofton Telegrafi.