Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë (19 maj 2021), në sallën “1 Tetori” në Prishtinë dhe në 25 komuna të Kosovës janë dhënë 2.919 vaksina kundër COVID-19, ndërsa totali i vaksinave në nivel dje ka arritur në 53.115 vaksina.
MSH thotë se procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuara në të gjithë vendin.
“MSH u bën thirrje qytetarëve të çdo grupmoshe, që të regjistrohen dhe të aplikojnë për marrjen e vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftimin e bërë për media.
Regjistrohuni në platformën: https://ekosova.rks-gov.net/, si forma më e mirë dhe më e shpejtë për të u regjistruar për Vaksinim.
Për lehtësimin e aplikimit në platformën eKosova, mund të i referoheni video udhëzimeve në vegëzat si më poshtë:
https://ekosova.rks-gov.net/Video/OO6B5z5Vt9Y
https://ekosova.rks-gov.net/Video/Hn2SJJlZppë
Ndryshe, numri total i rasteve pozitive është 107.065 raste nga 579.663 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.235 raste të vdekjes. /Telegrafi/