Site icon Telegrafi

Mbi 5000 bileta të shitura për super-aksionin “Fast and Furious 9” deri më tani në Cineplexx

Që nga premiera e filmit më 10 qershor, për filmin kryesor dhe më të madh të kësaj vere, Fast and Furious 9, janë shitur më shumë se 5000 bileta në Cineplexx.

Fast and Furious 9 mbetet padyshim një nga franqizat më të dashura për filmdashësit në Kosovë, dhe dihej që premiera e saj do të mbledhte shumë shikues të filmit të ri të shumëpritur, i cili më në fund u lansua, pas 5 shtyerjeve të lansimit si pasojë e pandemisë.

Cineplexx njofton se deri më tani, janë shitur më shumë se 5000 bileta për këtë film, kur ende nuk janë bërë një javë që nga lansimi i tij.

Filmi i gjen protagonistët sërish në aksion kur Cipher, personazh i luajtur nga Charlize Theron, e rekruton vëllaun më të ri të Dom në ekipin e saj që të marrë hakmarrje ndaj Dom dhe miqve të tij. Filmi rikthen në regji Justin Lin, ndërsa në rolet kryesore vijnë super-yjet Vin Diesel, Charlize Theron, Tyrese Gibson, Michelle Rodriguez, si dhe kastit të aktorëve do ti bashkangjitet edhe ylli tjetër i filmave aksion, John Cena.

Biletat për këtë film mund t’i blini çdo ditë prej orës 14:30 në Cineplexx, ose edhe online përmes aplikacionit Cineplexx KS. Më shumë informata rreth filmit mund t’i gjeni në uebfaqen e Cineplexx.

Exit mobile version