Site icon Telegrafi

Mbi 500 të punësuar braktisin vendet e punës në një fabrikë – investitor i huja në Shtip

Mbi 500 kërkesa për dorëheqje janë dorëzuar nga të punësuarit deri te ndërmarrja me investime të huaja, thonë burime nga Tv Star.

Ka shumë shkaqe për vrullin e madh për ikje nga vendi, dikur aq i dëshiruar i punës, por dy janë kyçe pë këtë dukuri. Së pari, për shkak të informatave gjithnjë e më të shpeshta se ndërmarrja përgatitet për largim që kur kryeministri Zaev paralajmëroi barazim të kushteve të punës për ndërmarrjet e huaja dhe ato vendase, dhe e dyta, puna e rëndë që tanimë ka lënë disa të punësuar invalidë.

Procesi teknologjik në këtë fabrikë kërkon ose qëndrim në këmbë për tetë orë ose lëvizje fizike të gjata dhe monotone që trupi nuk mund t’i përballojë./Telegrafi/

Exit mobile version