Rreth 500 nxënës të lagjes Vizbeg të Shkupit, të cilët në mungesë të shkollës janë të detyruar që të ndjekin mësimin në shkolla të ndryshme të komunave të Shkupit : Butel, Çair dhe Shuto Orizarë.
Kreu i Komunës së Çairit Visar Ganiu në pres për media ndër tjerat tha se kryetari aktual i komunës se Butelit nuk i përmbahet kontratës që gjysma e pagesës së transportit të bëhet nga komuna e Butelit.
“Javën e fundit jemi nën presion të vazhdueshëm nga kompania e transportit publik dhe kanë të drejtë, të cilët kërkojnë nga ne që të paguajmë transportin e fëmijëve nga rrethi i Vizbegut komunës së Butelit, me të cilën komunë kemi nënshkruar marrëveshje. Një vit më parë që ne e publikuam në të gjitha mediumet dhe ishte hera e parë që ndamë bashkërisht shpenzimet e transportit për ata nxënës, por komuna e Butelit nuk iu përmbajt kësaj marrëveshjeje dhe nuk i bëri asnjë pagesë kompanisë në fjalë, kështu që shkaku i lutjeve të vazhdueshme nga ana jonë për kompaninë e transportit publik nuk e kanë ndalur transportin, por kulmi ka arritur kështu që nga e hëna, nxënësit e lagjes Vizbeg që mësojnë në shkollat e Çairit nuk do të kenë transport” tha Visar Ganiu, kryetar i komunës së Çairit.
Ndërsa Kryetar i Komunës së Butelit Darko Kostovski tha se e ka lutur kryetarin Ganiu që ta zgjedhin problemin me nxënësit e Vizbegut por deri më tani s’ka pasur asnjë përgjigje. Ai shtoi se Buteli paguan 200 mijë denarë për 200 nxënës nga Çairi që mësojnë në shkollat e Butelit.
“Nuk e kam të qartë pse behet politike me një grupi te caktuar qytetarësh ose më mirë thëne nxënësish dhe nuk pres që nga zotëri Visar Ganiu të bëjë politikë nga e gjithë kjo, nëse është kështu, pse ka nënshkruar marrëveshje një viti më parë me Velimir Smilevskin ku një pjesë e harxhimeve praktikisht fëmijëve që shkojnë në shkollë në komunën e Çairit e paguan komuna e Çairit dhe një pjesë tjetër komuna e Butelit. pse duhet të ishte kështu atëherë dhe nuk është kështu, ka një numër të mirë fëmijësh që janë nga komuna e Çairit dhe nuk i përkasin rajonit të komunës së Butelit, por për hir te vullnetit tonë të mirë ata mësojnë në shkollat fillore që janë në komunën e Butelit, dhe për ata fëmijë ne si komunë paguajmë transportin, në këtë rast a duhet të përgjigjem edhe unë si ai se janë përgjegjësi e tij” – deklaroi Darko Kostovski, kryetar i komunës së Butelit.
Në nëntor të vitit të kaluar, për një numër të nxënësve të Vizbegut përkohësisht u sigurua transport publik, pas protestave disa ditore të banorëve të kësaj lagjeje. /KlanMacedonia/