Një numër rekord prej 506 kundërvajtjeve të trafikut, kanë ndodhur në pjesën lindore të vendit për dy javë të paplota, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Pjesa më e madhe prej tyre ose 304, janë për shkak të tejkalimit të shpejtësisë së lejuar, ndërsa vetëm fundjavën e kaluar janë regjistruar 60. Por përpos që është vozitur shpejtë, pas timonit shpesh janë ulur persona pa patentë shoferi.
“Pa patentë shoferi në pjesën e parë të muajit korrik kemi konstatuar 129 kundërvajtje, nga të cilët 12 vetëm gjatë fundjavës së fundit”, ka deklaruar Angelço Stojanovski, shefi i seksionit për parandalim të SPB të Shtipit.
99 kundërvajtje janë regjistruar për shkak të vozitjes në gjendje të alkoolizuar, që është edhe një nga shkaktarët kryesor për aksidentet.
“Kemi pasur 36 aksidente trafiku, nga të cilat me lëndime të lehta trupore kanë kaluar 16 persona dhe 3 persona janë lënduar rëndë” ka shtuar Stojanovski.
Nga policia bëjnë apel për respektimin e rregullave të komunikacionit dhe paralajmëruan kontrolle më të shpeshta rrugore./Telegrafi/