Telegrafi

Mbi 500 fëmijë migrantë kthehen te familjet e tyre në SHBA

Departamenti amerikan i Shëndetësisë ka njoftuar se më shumë se 500 fëmijë të ndarë nga prindërit e tyre pa dokumente janë kthyer në familjet e tyre, ndërkohë që edhe rreth 2.000 të tjerë janë ende të ndarë.

“Policia kufitare ka bashkuar 522 fëmijë të huaj në qendrat e pritjes, të cilët u ndanë nga prindërit e tyre brenda politikës së tolerancës zero ndaj migrantëve”, thuhet në deklaratë.

Ndarja sistematike e fëmijëve nga prindërit që kaluan ilegalisht në SHBA përmes kufirit meksikan ka shkaktuar pakënaqësi në botë, por edhe në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump të mërkurën e kaluar nënshkroi një dekret duke i dhënë fund kësaj praktike.