Së paku 56 paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara janë vrarë në vitin 2017, shifra më e lartë brenda një viti qysh më 1994.
OKB-ja lëshoi një raport duke thënë se 135 ushtarë të saj, policë dhe zyrtarë civilë janë vrarë në 15 misione paqeruajtëse qysh nga viti 2013.
Shumica e viktimave kanë pësuar në Mali, Sudanin Jugor dhe Republikën e Afrikës Qendrore.
Sipas raportit, rritja e numrit të viktimave ka të bëjë me faktin se flamuri i OKB-së nuk ofron më “mbrojtje të natyrshme”.
“Ambientet paqeruajtëse tani përballen me grupe të armatosura, terroristë, krim të organizuar, banda të rrugës dhe kërcënime të tjera”, thuhet në raport. /Rel/