Drejtoria për të hyra publike (DHP) pret që deri më 15 mars, kur skadon afati, mbi 400 mijë qytetarë të paraqesin Raportin vjetor të të hyrave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
DHP bën të ditur se deri më 13 shkurt, gjithsej 51.616 qytetarë e kanë kryer këtë obligim ligjor, duke apeluar te qytetarët që të mos presin në ditët e fundit për të dorëzuar raportin.
Këtë raport e dorëzojnë të gjithë qytetarët që gjatë vitit 2016, përveç rrogës ose pensionit, apo të hyrave bujqësore, veprimtarisë së pavarur, kanë realizuar të hyra shtesë.
Sipas qyteteve, më së shumëti raporte janë dorëzuar në Shtip, pastaj Shkup, Manastir, Prilep, Strumicë dhe Tetovë./Telegrafi/