Përgjatë kohës, njerëzimi ka qenë i preokupuar me idetë e vdekjes, me të mbinatyrshmen dhe me ujërat e turbullt të çmendurisë.
Qofshin mumiet egjiptiane, gjuetia e shtrigave ose historitë me fantazma të rrëfyera nën dritën e pishtarit, një kuriozitet i frikshëm ekziston brenda të gjithë neve. Por kur mjafton kjo?
Është e qartë se kjo është diçka që të gjithë ne po mundohemi ta zgjidhim, shkruan The Mirror, transmeton Telegrafi.
Muzeu prestigjioz i Historisë së Natyrës në Vjenë së fundmi ka rinovuar së fundmi koleksionin e madh të mbetjeve mjekësore të njerëzve prej që datojnë prej para dy shekujve më parë.
Po e lexuat mirë, trupa njerëzorë që ecnin rrugëve të shekullit të 18-të janë mbrojtur nga krimbat lëvizës dhe tani gjinden pas rafteve me shkëlqim në kryeqytetin austriak.
Për 15 euro, ju mund të hyni dhe t’i shihni disa gjëra si një mëlçi e fryrë, një foshnje me lëkurë të qarë, dhe skeletin e deformuar të një vajze të re. Këto janë disa nga 50,000 gjymtyrët që i përkasin këtij koleskioni.
Përderisa një koleksion i tillë do të ndalohej në disa vende, mbetjet njerëzore në Evropë kanë filluar të shfaqen që nga shekulli i 16-të kur filluan të ekspozohen mumiet egjiptiane.
Këto gjymtyrë fillimisht ishin menduar që t’i ndihmojnë studentët e mjekësisë në vitin 1796, por megjithatë ekzistenca dhe qëllimi i tyre kanë sot përbëjnë një pyetje më komplekse. /Telegrafi/