Ismail Maliqi, njëri nga aktivistët e ”Revolucionit Laraman”, ka marrë një numër të madh padishë për kundërvajtje, për pjesëmarrjen në protestat e vitit të kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Avokati i tij, Zvonko Davidoviq, thotë se MPB-ja nuk i respekton procedurat dhe se përndjekja e aktivistëve është e pabazë, pasi që, sipas tij, protestat nuk kanë qenë të dhunshme dhe se kundërvajtja nuk është vërtetuar në vendin e ngjarjes.
Sipas Davidoviq, ndaj proestuesve të ”Revolucionit Laraman” janë ngritur mbi 5 mijë padi penale, ndërkaq dënimi është 500 euro./Telegrafi/