Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina”, ka njoftuar se aktualisht borxhi ndaj shërbimeve të ujit është mbi 45 milionë euro.
Kështu është bërë e ditur në një njoftim nga KRU “Prishtina”.
“Borxhi ndaj shërbimeve të ujit është mbi 45 milionë euro, 40 milionë nga sektori i amvisërisë dhe mbi 5 milionë nga sektori i bizneseve të vogla e të mëdha. Nuk ka ujë të pijshëm pa paguar faturat e ujit, ngase kemi një kosto të lartë të trajtimit të ujit dhe shpërndarjes përmes tubacioneve primare, sekondare e terciare deri te konsumatorët”, thuhet në njoftim.
KRU “Prishtina” ka njoftuar se nesër duke filluar nga ora 10:00 do të zhvillojnë një aksion të madh me disa ekipe të shkyçjes dhe inspektor me fokus konsumatorët që kanë borxhe tejet të mëdha, në Graçanicë.
Në këtë aksion do të asistoj edhe Policia e Kosovës. /Telegrafi/