Telegrafi

Mbi 432 mijë viktima dhe 7.8 milionë të infektuar me COVID-19 në botë

Sipas Worldometers, numri i të infektuarve nga COVID-19 në gjithë botën ka shkuar në 7,872,620, ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 432,475.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 117,527 viktima, ndërsa pas saj radhiten Brazili me 42,791, Britania e Madhe me 41,662, Italia me 34,301, Franca me 29,398 dhe Spanja me 27,136.

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,634. Në Kosovë janë shënuar 32 viktima dhe janë infektuar 1,437 persona.

Numri i viktimave në Brazil si pasojë e COVID-19 ka arritur në 41,828, duke tejkaluar Britaninë të premten. Brazili, sipas statistikave, është shteti i dytë më numrin më të madh të viktimave në botë.

Sistemi shëndetësor i Brazilit po përballet me shifrat më të rënda të të infektuarve nga Coronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë raportoi të premten 828,810 raste, 25,982 të reja brenda 24 orëve dhe 909 viktima. Ministria e Shëndetësisë ka raportuar më shumë se 1,200 viktima në ditë që nga dita e martë, në kohën kur vendi po tenton të relaksojë masat dhe të rihapë bizneset.