Një 49-vjeçar është arrestuar nga policia kufitare e Rinasit, pasi gjatë kontrolleve i janë gjetur dhe sekuestruar 42,300 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar, sipas përcaktimeve ligjore.
Sipas një njoftimi të policisë bëhet e ditur se ndaj shtetasit M.J është proceduar penalisht, si dhe do të ndiqet në gjendje të lirë për veprën penale ‘Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë’.
“Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të shtuara, në dalje kanë kaluar për kontroll të detajuar bagazhet e shtetasit J. M., 49 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të bagazheve të këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar 42,300 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar, sipas përcaktimeve ligjore. Në vijim të veprimeve shtetasi J. M., 49 vjeç, banues në Tiranë, u procedua penalisht dhe ndiqet në gjendje të lirë për veprën penale ‘Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë’. Materialet i kanë kaluar për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë. /Euronews/Telegrafi/