Në Spanjë, numri kumulativ i rasteve të konfirmuara të coronavirusit u rrit sot me 11,289, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Ky numër përfshin mbi 4000 raste të diagnostikuara në 24 orët e fundit, por ky bilanc ditor do të jetë shumë më i lartë pas një azhurnimi retroaktiv të numrit të të infektuarve dhe tashmë tejkalon 11 mijë në ditë për një pjesë të javës.
Autoritetet shëndetësore spanjollje kanë njoftuar se kanë vdekur edhe 84 të tjerë, raporton elpais.
Që nga fillimi i pandemisë në Spanjë, 704,209 njerëz janë infektuar dhe 31,118 njerëz kanë vdekur.
Ndryshe, Spanja tashmë ka ashpërsuar masat anti coronavirus pasi ato i liroi muaj më parë. /Telegrafi/