Një shpërthim i kontrolluar është kryer në vendin ku është gjetur një bombë e madhe e Luftës së Dytë Botërore në County Down të Irlandës së Veriut.
Mbi 400 shtëpi janë evakuuar në rajonin e Rivenwood-it, që kur ky mjet shpërthyes u zbulua nga autoritetet, transmeton Telegrafi.
Policia dhe ekspertë të deminimit nga ushtria dolën në vendin e ngjarjes ku një strukturë e mbushur me rërë përreth mjetit shpërthyes u vendosë – me qëllim që të mos ketë dëme gjatë shpërthimit të kontrolluar.
Policia evakuoi tërë zonën për arsye sigurie, kurse shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që tymi i zi u ngrit në qiell.
E pamjet amatore shfaqin momentin e shpërthimit të bombës nga Lufta e Dytë Botërore, që alarmoi autoritetet nga frika se atë mund ta prekë ndonjë civil. /Telegrafi/