Të mërkurën është bërë publike lista e projekteve kulturore-artistike për organizatat joqeveritare dhe individë për vitin 2019. Sipas listës, këtë vit Ministria e Kulturës do të përkrahë 427 projekte të shoqatave e të individëve.
Institucioni më i lartë kulturor në vend në konkursin që ishte i hapur nga fundi i dhjetorit deri në fund të janarit kishte pranuar mbi 900 projekte.
Shuma e mbështetjes financiare për projektet e organizatave joqeveritare mund të jetë deri në 20 mijë euro, ndërsa për projekte individuale deri në pesë mijë euro.
Sipas Ligjit për buxhetin e këtij viti, në kategorinë “Përkrahja për kulturën”, nëpërmjet së cilës MKRS-ja financon aktivitetet e pavarura, ka të njëjtin buxhet sikurse për vitin që shkoi – 1 milion e 67 mijë e 851 euro. /koha.net/