Telegrafi

Mbi 40 persona përfshihen në rrahje masive në një restorant në Pennsylvania, gjithçka filloi për biftekun e fundit

Më shumë se 40 persona janë përfshirë në një rrahje masive në Golden Corral të Pennsylvania, ka njoftuar policia amerikane.

Rrahja shpërtheu pasi një klient mësoi se kuzhina e këtij restoranti kishte mbetur pa biftek, transmeton Telegrafi.

Hetuesit po tentojnë të kuptojnë se kush e filloi rrahjen që shpërtheu të premten mbrëma në Golden Corral në Nesalem të Pennsylvania.

Videoja amatore shfaq masën duke shkëmbyer grushta, shqelma si dhe karriget që fluturonin nga të gjitha anët.

Madje policia ka konfirmuar se në rrahje janë përfshirë me shumë se 40 persona, dhe gjithçka ndodhi kur erdhi deri të grindja mes klientëve – duke mos specifikuar shkakun që çoi të rrahja.

Por një ish-punonjës i identifikuar si Dylan Becker tha se kishte dëgjuar nga miqtë – pra punëtorët aktual të lokalit se rrahja filloi për shkak të një bifteku (të fundit).

“Ishin dy grupe të ndara që po prisnin në radhë. Dikush prej tyre u fut pa radhë për të marrë biftekun për të cilin pretendonte se kishte pritur shumë, aty dikush u ngrit dhe e kundërshtoi – pjesa tjetër është rrahje masive”, tha Becker. /Telegrafi/