Numri i të infektuarve me coronavirus në botë tejkaloi shifrën e 40 milionë personave, më saktësisht, sipas të dhënave nga ueb-faqja, Worldometer, 40,014,845.
Numri i të vdekurve që nga fillimi i pandemisë është 1,115,308, ndërsa gati 30 milionë njerëz janë shëruar – 29,927,866.
Aktualisht ka 8,971,671 raste aktive në botë, nga të cilat 8,899,700 janë me simptoma të lehta dhe 71,971 në gjendje kritike, transmeton Telegrafi.
Numri më i lartë i pacientëve është ende në SHBA – 8,343,140, në Indi – 7,494,551, në Brazil – 5,224,362 dhe në Rusi 1,399,334.
Nga vendet evropiane, më e prekur është Spanja – 982.723, në Francë 867.197 dhe në Britaninë e Madhe 705.428.
Ndryshe, Kosova ka regjistruar deri më tani 16891 të prekur me COVID-19 gjersa kanë vdekur 653 njerëz. /Telegrafi/